‘Costa nuk bën pjesë në planet e Contes’

‘Costa nuk bën pjesë në planet e Contes’

Antonio Conte si duket nuk llogaritë në shërbimet e sulmuesit spanjoll Diego Costa për sezonin e ardhshëm, sipas ekspertit të transfereve Fabrizio Romano, shkruan Periskopi.

Costa në afatin kalimtar të janarit që shkoi ishte pranë transferimit në futbollin kinez, pasi i kishin ofruar kontratë që do ta bënin lojtarin më të paguar në botë por ai i refuzoi dhe qëndroi për t’u shpallur kampion me Chelsea.

Romano publikoi mesazhet që ka shkëmbyer me Costan dhe i publikoi në rrjetin e tij social Twitter.

 

28 vjeçari në këtë sezon në 41 ndeshje për ‘blutë e londrës’ shënoi 21 gola. / Periskopi/

Shpërndaje në: