Jorge Sampaoli tregon a do të luajnë bashkë Messi dhe Dybala
Ish menaxheri i Sevillas, Jorge Sampaoli ka thënë se është i gatshëm t’i vë në 11-shen startuese Leo Messin dhe Paolo Dybalan.
“Messi dhe Dybala janë lojtarë shumë të mirë dhe këto ndeshje miqësore na japin neve mundësi për të testuar kompatibilitetin që të dimë më mirë se si ata mund të punojnë bashkë”, ka deklaruar menaxheri i ri, transmeton Periskopi.

Miqësoret e Argjentinës ndaj Brazilit dhe Singaporit do të jenë ndeshjet e para për Sampaolin në krye të detyrës së re. /Periskopi



