Smalling flet për marëdhënien me Mourinho e “frustruar”
Menaxheri i Man Unitedit, Jose Mourinho kishte sygjeruar es qendërmbrojtësi nuk ishte i gatshëm të largonte barrierën e lëndimit dhe të luante kur i duhej skuadrës.
“Jo, është profesionale”, tha Smalling për reporterët kur u pyet nëse Mou kishte kërkuar falje, transmeton Periskopi.
“Është mirë kur menaxheri frustrohet sepse kjo tregon që ai të do në skuadër, por edhe ne futbollistët e lënduar jemi të frustruar po ashtu”, tha anglezi.
Chris kishte luajtur në disa ndeshje me inxheksione, por pastaj iu kishte dashur të marrë pushim derisa të rikuperohet komplet. /Periskopi



