Superylli po refuzon superofertë për klubin nga Londra (Foto)
Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku është i gatshëm të refuzojë pagën javore prej 200.000 nga Man United, vetëm që të kthehet tek ish skuadra e tij, Chelsea.
23 vjeçari ka pranuar disa ditë më herët se e ardhmja e tij është vendosur, por ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga klubi i Evertonit, transmeton Periskopi.

Antonio Conte vetëm se i ka thënë sulmuesit Diego Costa se nuk i nevojitet më skuadrës, duke hapur vendin dhe hapësirën për belgun.
Lukaku ishte larguar nga Chelsea drejt Merseyside në vitin 2014. /Periskopi



