Zyrtare: Besnik Hasi trajner i Olympiacosit
Besnik Hasi është zyrtarizuar trajner i skuadrës greke Olympiacos.
Hasi më herët kishte udhëhequr skuadrën e Anderlechtit dhe në sezonin e kaluar Legia Warzava.
Ai sot është prezantuar dhe ka folur si trajner i gjigantit grek, transmeton Periskopi.
“Folëm për herë të parë me Olimpiakosin në javën e kaluar dhe shumë nga ju gazetarët u munduan të më kontaktonin. Kishte një intervistë rreth kësaj teme në Belgjikë, por kjo është hera e parë që flas për Olimpiakosin”, deklaroi Hasi.
“Sot u arrit marrëveshja me Olimpiakosin dhe mund të flas për të. Jam i lumtur që jam këtu. Jam i lumtur që jam në këtë klub kaq të madh. Kam ardhur këtu si trajner i Anderlehtit dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndjenë dhe u frikësuan nga atmosfera në këtë stadium”, shtoi gjakovari. /Periskopi/



