Belotti transferohet në Manchester United?
Andrea Beltotti mund të transferohet në Manchester United sipas raportimeve të fundit nga mediat botërore.
Besohet se Jose Mourinho e ka angazhuar agjentin portugez Jorge Mendes që të arrijë ta bind sulmuesin italian të transferohet në Old Trafford, transmeton Periskopi.
Jorge Mendes është në Itali pasi është duke punuar në transferimin e Diego Costas në Milano, pas deklaratës së sulmuesit spanjoll se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Contes për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve nga Italia besohet se Belotti dhe United kanë arritur marrëveshje dhe ka mbetur vetëm marrëveshja ndërmjetë dy klubeve. /Periskopi/




