Hyka ‘thumbon’ Xhakën: Asnjë s’duhet të bëj polemika!

Hyka ‘thumbon’ Xhakën: Asnjë s’duhet të bëj polemika!

Ylli i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka ka premtuar rezultat pozitiv kundër Izraelit në takimin e të dielës.

Ai në një deklaratë për mediat turke ka thënë se Taulant Xhaka u largua nga kombëtarja për shkak se nuk iu bind urdhërave të Giani De Biasi.

“Asnjë lojtar nuk duhet të bëjë polemika në Kombëtare. Trajneri vendos se cilët luajnë. Duhet të jesh i gatshëm në çdo moment dhe unë këtë e kam bërë sa herë më është dhënë mundësia. Nuk e di çfarë do të vendosë trajneri për këtë ndeshje. Unë jam gati dhe shpresoj që formën e mirë që po kaloj në Amerikë të jap kontribut edhe në këtë ndeshje me Kombëtaren”, u shpreh ai.

Më 11 qershor Kombëtarja shqiptare do të përballet në sfidën e vështirë kundër Izraelit të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”. /Periskopi/

https://youtu.be/u39QsPKQx0o

Shpërndaje në: