Mustafi është i gatshëm për Gjermaninë (Foto)
Shkodran Mustafi është i gatshëm për sfidën e Gjermanisë kundër San Marinos.
Mbrojtësi i Arsenalit është një ndër tre lojtarët e vetme që kanë luajtur në kampionatin botëror Brazil 2014 që do të jenë pjesë në Kupën e Konfederatave.
“Në stërvitje para ndeshjes kualifikuese “Rusia 2018” me San Marinon të shtunën”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Gjermania është lider në Grupin C me 15 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se përcjellësi më i afër, Irlanda Veriore, që ka 10 pikë.
Duke parë mundësinë e artë që ka Mustafi të zë vend në mbrojtjen e gjermanëve, ai është duke punuar shumë që ta bind trajnerin Low. /Periskopi/



