Vetëvendosje ka kapacitetet për të udhëhequr drejt zhvillimit ekonomik

Vetëvendosje ka kapacitetet për të udhëhequr drejt zhvillimit ekonomik

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Bashkim Lajçi ka thënë se nëse zgjedhet deputet në Kuvendin e Kosovës, angazhimi i tij kryesor do të jetë në fushën e Arsimit dhe atë të trashëgimisë kulturore, derisa thotë se beson në kapacitetet e partisë për ta udhëhequr vendin.

Sipas tij, posa ta marrë pushtetin Lëvizja Vetëvendosje, hapat e menjëhershëm që duhet t’i ndërmarrë janë në fushën e Ekonomisë.

Ai në një intervistë për Periskopin ka thënë se Vetëvendosje është e gatshme për koalicion me ato parti që duan zhvillimin e shtetit.

Intervista e plotë:

 

  1. Cili do te jete angazhimi i juaj kryesor nëse zgjidheni deputet i Kuvendit?

Angazhimi im kryesor do të jetë identifikimi dhe theksimi i problemeve me të cilat përballen qytetarët në përgjithësi, por edhe angazhimi im në fusha të caktuara, si p.sh, në arsim dhe trashëgimi kulturore në veçanti!

 

  1. A besoni se Lëvizja Vetëvendosje ka kapacitetet e nevojshme që ta udhëheqë vendin drejtë një stadi të ri të zhvillimit ekonomik?

Po e besoj! Lëvizja Vetëvendosje përveç kapaciteteve të nevojshme ka edhe vullnetin, pastërtinë dhe konsistencën për të udhëhequr drejtë një zhvillimi ekonomik të vendit tonë. Madje, lidhur me zhvillimin  ekonomik dhe jo vetëm ekonomik Lëvizja Vetëvendosje ka në programin e saj veprimet që duhen ndërmarrë në këtë drejtim.

 

  1. Cilat mendoni se janë hapat imediat që qeverisja e re duhet t’i ndërmarrë për ta nxjerr vendin nga kriza e vazhdueshme ekonomike dhe politike?

Për nxjerrjen e vendit nga kriza është e nevojshme që me çdo kusht të stimulohen ata sektorë të ekonomisë ë gjenerojnë punësim dhe prodhojnë për konsumin vendor. Rolin primar e zënë investimet në sistemin ekonomik, të cilat garantojnë një rritje të eficiencës ekonomike dhe produktivitetit në punë (pra rritje të pagave dhe cilësia e jetesës) dhe mbi të gjitha krijojnë kushtet e nevojshme për ndryshim të ri që u jep jetë sektorëve prodhuese me një përdorim më të gjerë të teknologjisë. Me fjalë të tjera dalja nga kriza do të arrihet vetëm me rritjen dhe orientimin e investimeve nga ana e shtetit në ata sektor të ekonomisë që gjenerojnë punësim.

  1. Me cilën parti ose koalicion do të preferonit të qeverisnit nëse Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë të dal partia e parë në zgjedhjet e 11 qershorit?

◦ Me të gjitha ato subjekte politike që ia duan të mirën vendit tonë, të cilat punojnë dhe angazhohen maksimalisht në këtë drejtim, të cilat në gjirin e tyre nuk kanë njerëz të korruptuar dhe njerëz të krimit, të cilët me veprimet e veta na kanë sjellë në këtë situatë! Me një fjalë Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë përpjekje të bashkëpunoj vetëm me ato parti që pranojnë përafrim të një programi të përbashkët, i cili  do të siguroj hapësirë për njerëzit e aftë dhe të pastër, si në aspektin profesional dhe njerëzor, të cilët do të punojnë për të mirën e të gjithëve, dhe jo vetëm për interesa të tyre personale e grupore!

 

Shpërndaje në: