Pogba ‘çmend’ bashkëlojtarët, shënon katër supergola radhazi (Video)
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba duket se është në formë shumë të mirë, sidomos para portës.
Pogba ishte në disponim të mirë gjatë seancës stërvitore me Francën.
Futbollisti më i shtrenjtë në botë justifikoi këtë status duke shënuar disa gola fantastik, transmeton Periskopi.
Francezi shënoi katër gola me volej radhazi, në po aq tentime.
https://www.instagram.com/p/BVE1cpQB0-m/
24 vjeçari dhe skuadra e tij e Francës do të ndeshen me Kombëtaren e Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018. /Periskopi



