Lewandowski kritikon bashkëlojtarët tek Bayerni

Lewandowski kritikon bashkëlojtarët tek Bayerni

Polaku Robert Lewandowski ka pranuar se është i nervozuar me kolegët e klubit, pasi nuk arriti të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në Bundesliga për një gol të vetëm.

“Nuk më dhemb më, por në fillim po. Ndoshta nuk isha i lumtur me mënyrën si më ndihmoi skuadra ime, isha i nervozuar. Isha i zhgënjyer me skuadrën time. Kjo ishte ndenja që kisha”, ka thënë Lewandowski.

Lewandowski shënoi 30 gola në Bundesligë gjatë sezonit që sapo lamë pas, një më pak se Pierre-Emerick Aubameyang. /Periskopi

Shpërndaje në: