Alban Bushi: Rashica pritej të bëhej lojtar vendimtar për kombëtaren

Alban Bushi: Rashica pritej të bëhej lojtar vendimtar për kombëtaren

Menaxheri i ekipeve kombëtare të Shqipërisë, Alban Bushi, nuk ka pranuar të thotë se largimi i Milot Rashicës nga kombëtarja shqiptare për të luajtur me Kosovën e dëmton Shqipërinë.  Kjo pasi që sipas tij, Rashica nuk ka luajtur shumë ndeshje me kombëtaren.

Megjithatë, ai thotë se Rashica pritej që të bëhej lojtar i rëndësishëm i ekipit kombëtar në të ardhmen.

“Ai ka luajtur shumë pak ndeshje, por ishte një lojtar që mund të mbaje shpresa tek ai. Një futbollist që mund të ishte vendimtar për Kombëtaren shqiptare sepse është i ri dhe me shumë perspektivë”, ka thënë Bushi.

Rashica këtë javë njoftoi se ka vendosur që në të ardhmen të luajë për Kosovën.  Ai nuk u ftua nga trajneri De Biazi për finalet e Euro 2016.

“Ai ishte një futbollist që ne kishim shumë shpresë se do të luante me ne dhe se do të bënte shumë mirë. Trajneri e kishte programuar pjesë të ekipit për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, ka shtuar Bushi.

Ai në një intervistë për gazetën Panorama të Shqipërisë nuk ka dashur të komentojë shumë rreth largimit të futbollistëve por ka thënë se nëse një gjë e tillë vazhdon të ndodhë atëherë do të krijohet “një far boshllëku.”

Shpërndaje në: