Argjentinë-Brazil, fitore për ‘Albacenten'(Foto)
Menaxheri i ri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka triumfuar në ndeshjen e tij të parë në krye të detyrës së re.
Skuadra e tij mposhti Brazilin me rezulat 1-0, në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Melbourne, Australi, transmeton Periskopi.
Golin e vetëm të takimit te shënoi mbrojtësi, Gabriel Mercado.
Për Argjentinën startuan futbollistë si Leo Messi, Gonzalo Higuain, Paulo Dybala dhe Angel Di Maria.
Brazili në fushë u paraqit pa futbollistin e saj më të mirë, Neymar. /Periskopi



