Victor Valdes martohet, të pranishëm Xavi, Eto’o dhe Puyol (Foto)
Victor Valdes është martuar me të dashurën e tij Yolanda Cardona në një ceremonië në Barcelonë.
Valdes në sezonin e kaluar ishte portier i skuadrës angleze Middlesbrough.

Carles Puyol postoi në Instagram një selfie me ish bashkëlojtarin e tij Seydou Keita
Ish ylli i Barcelonës dhe Manchester United kishte ftuar të gjithë ish bashkëlojtarët e tij nga Barcelona dhe kombëtarja spanjolle, transmeton Periskopi.


Valdes u martua në kishën Santuario de Santa Maria de Montserrat de Pedralbes, ku të pranishëm ishin Xavi, Samuel Eto’o, Carles Puyol dhe Seydou Keita.

Poashtu të pranishëm ishin edhe Eric Abidal, ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe Jose Manuel Pinto.

Valdes është në kërkim të një skuadre të re pasi u largua nga Middlesbrough për shkak të rënies nga liga. /Periskopi/






