Zyrtare: Adnan Januzaj rikthehet në Manchester United

Zyrtare: Adnan Januzaj rikthehet në Manchester United

Adnan Januzaj është rikthyer në Manchester United.

Ylli belg me prejardhje kosovare, në sezonin e fundit ishte i huazuar në skuadrën e Sunderlandit por është rikthyer në Old Trafford.

Januzaj pati një sezon relativisht të mirë në aspektin personal ndërsa në atë klubit katastrofal pasi u larguan nga elita e futbollit angelz.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Premierligës, ku të gjitha skuadrat kanë dorëzuar emrat e lojtarëve që kanë në dispozicion.

Mbetet të shihet nëse Mourinho do të mbaj në skuadër Januzajn, ta huazojë apo ta shes përfundimisht.

Januzaj u paraqitë për ‘macat e zeza’ në 25 ndeshje por pa arritur të shënoi një gol. /Periskopi/

Shpërndaje në: