United dhe Morata arrijnë marrëveshje?
Manchester United është afër marrëveshjes me Alvaro Moratan.
Gjiganti anglez nuk i ka ofruar kontratë të re sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic dhe është duke kërkuar një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze United kishte cak Romelu Lukakun por që ai ka zgjedhur Chelsea, kështu ‘djajët e kuq’ hodhën të gjitha forcat në drejtim të Real Madridit për të transferuar sulmuesin 25 vjeçar.

Morata dhe United janë pajtuar për një transferim në Old Trafford, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Man Utd është i gatshëm të paguajë shifrën që ia ka vendosur klubi madrlien prej 70 milionë eurove.

Morata dhe Mourinho kishin punuar së bashku gjatë kohës së trajnerit portugez në Real Madrid. /Periskopi/



