Manchester United bën goditjen e parë në merkato, 35 milionë euro për një mbrojtës

Manchester United bën goditjen e parë në merkato, 35 milionë euro për një mbrojtës

Manchester United siguron shërbimet e Victor Lindelof. Mbrojtësi i Benfica-s është tashmë zyrtarish futbollist i “djajve të kuq” pasi bisedimet mes dy klubeve kanë përfunduar me sukses.

Prestigjiozja portugeze “Record” raporton se Lindelof do të udhëtojë gjatë ditëve në vijim drejt Anglisë për të kryer testet mjekësore te Manchester United.

Klubi i Premier League-s do t’i paguajë 35 milionë euro ekipit të Benfica-s për kartonin e mbrojtësit suedez.

Shpërndaje në: