Juventus insiston për Sanchez
Juventus këmbëngul në transferimin e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Tabloidi britanik ‘Daily Star’ raporton se drejtuesit e ‘Zonjës së vjetër’ janë gati të nisin një ofertë të dytë drejt gjigandit londinez për kilianin.
Në fillim të kësaj vere është raportuar se kampioni i Serie A kishte ofruar një ofertë 43 milionë funte për Sanchez, ofertë e cila ishte refuzuar menjëherë nga ‘topçinjtë’. /Periskopi.com



