Juventusi në bisedime me Douglas Costa (Foto)
Juventusi është duke menduar transferimin e mesfushorit brazilian të Bayern Munich, Douglas Costa.
Costa pati një sezon katastrofal nën urdhërat e italianit Carlo Ancelotti dhe tashmë klubi bavarez e ka pranuar se mund ta shesin atë nëse ndonjë klub ofron 40 milionë euro.
Sipas mediave italiane, Juventusi është në bisedime për Costa për transferimin e tij në Torino, transmeton Periskopi.
Costa ishte gjatë tërë sezonit rezerv e veteranit francez Franck Ribery. /Periskopi/




