Hugo Lloris shokon botën me gabimin e tij kundër Suedisë (Video)
Hugo Lloris, portieri dhe kapiteni i Francës, bëri një gabim të rëndë në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Suedisë.
Portieri i Tottenham Hotspurs bëri gabim trashanik krejt në fund kur ndeshja po shkonte në barazim.
Ai në tentim për të degazhuar gaboi rëndë duke ia pasuar yllit suedez Ola Toivonen, i cili goditi me të parën në drejtim të golit.
Ai shënoi për rezultatin 2 me 1 në të mirë të kombëtares suedeze. /Periskopi/
https://youtu.be/snLgY1x50gQ



