Futbollistët e Kosovës bëhen gati kështu për ndeshjen kundër Turqisë (Foto)

Futbollistët e Kosovës bëhen gati kështu për ndeshjen kundër Turqisë (Foto)

Albert Bunjaki me futbollistë kanë analizuar përfaqësuesen e Turqisë, me të cilën do të përballen nesër në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

“Bashkërisht me shtabin teknik dhe  me një interaktiv me futbollistë kanë analizuar dobësitë si dhe pikat e dobëta por edhe të forta të skuadrës rivale Turqisë para ndeshjes së të dielës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova do ta ketë seancën stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi”  prej orës 17.00, ndërsa në orën 19.00 përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku mediave do tu drejtohet në konferencën për shtyp.

Shpërndaje në: