Wenger: Po punojmë për transfere

Wenger: Po punojmë për transfere

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger këmbëngul se klubi i tij është duke punuar për të bërë transferime gjatë kësaj vere.

Londinezët humbën ndeshjen e parë të këtij sezoni në Premier Ligë nga Liverpool, ndërsa tifozët e ‘topçinjve’ ankohen vazhdimisht për mosblerje të lojtarëve të njohur.

“Para se të paguani, ju duhet të jeni të bindur se lojtari do të forcojë skuadrën tuaj”, tha francezi.

“Ne po punojmë shumë në lidhje me transferimet, mirëpo unë nuk mund t’iu them diçka më shumë. Ajo që e kam luftuar vazhdimisht është se fakti që paraja nuk është treguar mënyra e vetme për të blerë. Megjithatë, ne nuk frikësohemi të shpenzojmë paratë. Kjo ka të bëjë me cilësinë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: