Juup Heynckes: Kroos, përfundoje karrierën!
Ish trajneri i Bayernit dhe Real Madridit, Jupp Heyneckes ka folur për ish futbollistin e tij, Toni Kross.
Kross bëri emër nën urdhërat e trajnerit gjerman sa ishte në Bayern Munich.
Sipas Heynckes, Kroos i ka fituar të gjithë trofet e mundshëm që ekzistojnë.
“Kroos është një strateg. Ai i ka ndihmuar të gjitha skuadrat e tij për të fituar tituj. Është padyshim një nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit. Kroos është 27 vjeçar, ka fituar tre Liga të Kampionëve, tripletën me Bayernin, Kupën e Botës dhe mund të pensionohet që tani. Besoj se do të filloj që tani ta mendoj këtë” ka thënë Heynckes. /Periskopi/



