Nuk do ta besoni se me cilin këngëtarë është martuar Telminja nga seriali Kloni (Foto)

Nuk do ta besoni se me cilin këngëtarë është martuar Telminja nga seriali Kloni (Foto)

Ata janë në pritje të fëmijës së dytë.

Mjaftoi një video e publikuar në Youtube ku shihej futbollisti brazilian Neymar duke vallëzuar me “Ai Se Eu Te Pego”, që kjo këngë të bëhet e popullarizuar pothuajse në gjithë botën. Kështu interpretuesi i saj Michael Telo fitoi famë përtej kufijve të vendit të vet Brazilit, gjë që e dëshirojnë shumë artistë, shkruan rtv21.tv

Telo i cili ka lindur më 21 Janar të vitit 1981 në Medianeira të Brazilit , ka kënduar qysh nga mosha gjashtë vjeçare ,po ashtu luante edhe në piano dhe harmonikë. Kur ishte 12 vjeçar në vitin 1997 formoi grupin “Tradição” , të cilin e braktisi në vitin 2008 pasi që kishte sjellë disa hite, këtë e bëri për të vazhduar karrierën solo. Në vitin 2011 ai publikoni këngën “ Ai Se Eu Te Pego” e cila kryesoi në toplista në 15 vende të botës, shkruan rtv21.tvPas gjithë këtij suksesi këngëtari i la hapësirë edhe jetës private.

Ai në vitin 2014 u martua me njërën prej bukurosheve të serialit brazilian “O Clone”. Është fjala për Thaís Fersoza e cila luan rolin e Telminjës, një vajzë simpatike e sjellshme. Shfaqet si bija e dashur e çiftit më karizmatik të serialit Tavinjos dhe gruas së tij superxheloze Lidias.Fersoza u lind më 13 prill të vitit 1984, në Rio de Janeireo.

Si aktore u njoh edhe për role tjera në projekte të ndryshme kinematiografike braziliane.Çifti janë prindër të një vajze, por aktorja po ashtu është në muajt e fundit të shtatëzanisë së dytë, kështu familja e tyre është duke u zgjeruar. Kujtojmë se Fersoza paraprakisht ka qenë e martuar me Juaquim Lopez, por që martesa e tyre zgjati vetëm një vit (2009-2010).Serial “Kloni” aktualisht është duke u rishfaqur në TV21mix nga e hëna në të premtën nga ora 22:00

 

Shpërndaje në: