Fabregas do ta refuzojë Manchester United
Cesc Fabregas do ta refuzojë Manchester Untied këtë verë sipas disa raportimve në Angli, transmeton Periskopi.
Fabregas do ta pranonte ofertën e Man Utd vetëm nëse Chelsea vendos ta shesë atë.
The Daily Telegraph raporton se 30 vjeçari do të luftojë për një pozitë të titullarit në formacionin e Antonio Conte për sezonin e ardhshëm.

Fabregas në sezoni që shkoi kishte humbur vendin e titullarit por në pjesën e dytë të sezonit spanjolli kishte një ndikim të madh te Conte.
Sipas raportimeve Jose Mourinho e ka në radar Fabregasin dhe do të bëjë ofertë nëse ekziston mundësia për një transfer të mundshëm.

Fabregas ishte transferuar nga Barcelona për 27 milionë euro dhe në këtë sezon që shkoi startoi në vetëm 13 ndeshje.
Ish ylli i Arsenalit dhe Barcelonës ka raporte të mirë me trajnerin portugez. /Periskopi/



