Legjenda Pele kritikon ashpër yllin e Juventusit (Foto)
Ylli i Juventusit, Paolo Dybala është krahasuar me ikonën e Argjentinës, Diego Maradona.
Por për legjenden braziliane të futbollit, Pele futbollisti i Serie A është larg më i dobët se Maradona, transmeton Periskopi.
“Nuk është i mirë siç thonë njerëzit. Ata thonë se është pasardhës i Maradonas, por e vetmja gjë që kanë të përbashkët ata dy është se të dy godasin me këmbën e majtë”, tha Pele për Tuttosport.

Dybala ka luajtur gjashtë ndeshje për kombëtaren e tij, por ende nuk ka shënuar. /Periskopi



