Donnarumma trashëgimtar i Buffon

Donnarumma trashëgimtar i Buffon

Përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura dëshiron që portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma të bëhet trashëgimtar i legjendës italiane, Gianluigi Buffon.

Talenti i madh i ‘rosonerëve’ vlerësohet shumë, pasi në një moshë tejet të hershme ka arritur të zë vend në formacionin bazë te shtatë herë kampioni i Europës.

“Donnarumma është një lojtar shumë i ri, i cili shijoi një sezon të shkëlqyer në vitin e kaluar”, tha Ventura.

“Koha është në anën e tij dhe ai duhet të vazhdojë me punë. Ai duhet të përpiqet gjithmonë për t’u përmirësuar”.

“Ai mund të jetë trashëgimtar i Buffon, uroj që ai të bëhet i tillë në Kombëtare”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: