Milani me investimet e reja, tërheq yllin e Bundesligës (Foto)
Sulmuesi Emil Forsberg ka insistuar se nuk e ka synim që skuadra e tij të jetë gjithsesi në Ligën e Kampionëve, duke bërë që Milanit t’i rriten gjasat për transferim.
“Milani është klub i madh. Është projekt interesant, bërja e investimeve dhe dëshira për t’u kthyer përsëri në maje”, ka thënë Forsberg për Aftonbladet, transmeton Periskopi.

“Liga e Kampionëve nuk është faktor shumë i madh për mua. Fundja mua më intereson futbolli, por do të shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi gjermani. /Periskopi



