Vdes “Batmani” i parë (FOTO)
Aktori amerikan Adam West, i njohur për rolin kryesor në versionet e para të ekranizuar për Batman, të cilat janë emituar gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
West vdiq në Los Anxhelos, pas luftës së shkurtër me leukeminë, njoftoi zëdhënësi i familjes, transmeton KosovaPress.
Ai ishte lindur më 1928 në Walla Walla, Uashington dhe nisi karrierën si aktor në Havaje, në vitin 1950.




