Ndahet para dasmës, Mariah Carey djeg fustanin e nusërisë (FOTO)
Mariah Carey ka vendosur të djegë fustanin e nusërisë, të cilin e kishte blerë për dasmën e saj me ish të fejuarin James Packer.
Këngëtarja u fejua me miliarderin australian në janar të vitit 2016, por marrëdhënia e tyre mori fund në muajin shtator, pas një sherri, ndërsa ishin me pushime në Greqi. Media të ndryshme raportuan më herët se Mariah Carey dhe James Packer i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme të këngëtares.
Megjithatë, burime të tjera shkruan se nuk ishte kjo e vërteta, pasi ishte diva e muzikës ajo që e la miliarderin, sepse ky i fundit ishte “mendërisht i paqëndrueshëm dhe i dhunshëm”.




