Mourinho: Pogba mund të luajë disa minuta

Mourinho: Pogba mund të luajë disa minuta

Trajneri i Manchestr United, Jose Mourinho ka konfirmuar se Paul Pogba mund të luajë disa minuta në takimin e kësaj fundjave që United e zhvillon ndaj Southampton të premten.

Transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit nuk u aktivizua në sfidën e parë të këtij sezoni të Premier Ligës, për shkak të kartonëve që i kishte marrë gjatë kohës kur luante te Juventus.

“Ne luajtëm ndaj Leicester me lojtarët që kanë stërvitur më pak dhe ne e pamë se duhet të përmirësoheshim”, tha Mourinho.

“Njëjtë është edhe me Pogba’n. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme në ndeshjet para-sezonale, por ka bërë pothuajse dy javë punë me ne. Ai është në rregull tani dhe mund të luajë disa minuta”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: