‘Shokon’ Cristiano Ronaldo, bëhet me fëmijë binjakë surrogat (Foto)
Familja e Cristiano Ronaldos do të shtohet, pasi portugezi është bërë me binjakë sipas raporteve të mediave në Portugali.
Ato raportojnë se Ronaldos i kanë lindur dy fëmijë binjakë surrogat, njëri djalë e tjetri vajzë, transmeton Periskopi.
Sipas kanalit televiziv portugez, SIC emri i djalit është Mateo, ndërsa i vajzës Eva.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga futbollisti apo agjentët e tij.
Mirëpo disa uebsajte portugeze dhe gazeta duke përfshirë edhe të përditshmen portugeze, Correio da Manha kanë raportuar këtë storje. /Periskopi



