Messi është thelbi i futbollit

Messi është thelbi i futbollit

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka përshëndetur Lionel Messi’n, për të cilin thotë se është thelb i futbollit.

Këto komente, strategu i gjigandit nga Camp Nou i dha pas fitores së mbrëmshme të Barcës ndaj Sevilla’s në Superkupën e Spanjës.

“Ai do të jetë një shkëndijë gjatë gjithë jetës së tij. Ai krijon situata të pabesueshme”, tha Enrique.

“Messi është thelbi i futbollit dhe mosha nuk do ta dëmtoj atë, sepse kur atij  do t’i mungojë fiziku, ai do ta zëvendësojë atë me inteligjencën e tij”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: