Ja ku po pushojnë Tuna dhe Patrisi (Foto)
Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha kanë vendosur që këto ditë të pushojnë.
Ata kanë zgjedhur bregdetin e Ulqinit për të bërë pushimet e hershme verore.
Çifti i cili së fundi janë bërë prindër po mundohen që në çdo qast të jenë bashkë me djalin e tyre Tianin.
Tuna pritet që të rikthehet me ndonjë projekt të ri pas një pauze që bëri për shkak të shtatzënisë, megjithatë ende nuk ka konfirmim për këngë të re nga ajo. /Lajmi.net/





