Ronaldo bëhet baba për herë të dytë, vijnë në jetë binjakët

Ronaldo bëhet baba për herë të dytë, vijnë në jetë binjakët

Ylli i Realit të Madridit është bërë sërish baba por këtë herë ai i ka dhënë mirëseardhjen në jetë binjakëve të tij me një nënë zëvëndësuese.

Fëmijët, djali Mateo dhe vajza Eva kanë lindur të enjten sipas kanalit televiziv portugez SIC.

“Mateo dhe Eva janë emrat e binjakëve të Cristiano Ronaldo dhe ata kanë lindur nga një nënë zëvëdësuese,”-ka raportuar SIC. “Është një sekret që futbollisti ende nuk ia ka zbuluar pjesës tjetër të botës.”

Televizioni nuk ka raportuar se ku ndodhen fëmijët në këtë moment dhe se nuk ka asnjë foto të tyre akoma.

Vetë futbollisti apo agjentët e tij nuk e kanë konfirmuar lajmin.

 

Shpërndaje në: