Leonora do të inkuadrohet në politikë? Tregon cilën Ministri do të udhëhiqte
Leonora Jakupi ka thënë që pret nga këto zgjedhje të ketë hapje të reja të vendeve të punës, përkujdesje për skamnorët dhe kujdes për kategoritë e luftës.
Gjatë kohës sa ka votuar Leonora ka thënë se pavarësisht se për kë votojnë,qytetarët duhet të dalin dhe ta hedhin votën e tyre.
Këngëtarja ka votuar në shkollën fillore në lagjen Dardani, ndërkohë e pyetur nëse do inkuadrohet në politikë sikur kanë bërë kolegët e saj, Leonora nuk e ka përjashtuar mundësinë se një ditë të fillojë të merret me këtë pune.
Këngëtarja e njohur ka thënë se me dëshirë do ta udhëhiqte Ministrinë e Shëndetësisë, raporton Magazina.al



