Shala: Asnjë futbollist i Kosovës nuk ka votuar

Shala: Asnjë futbollist i Kosovës nuk ka votuar

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të përballet me kombëtaren e Turqisë në Loro Boriç, të Shkodrës.

Por gjithashtu Kosova sot është duke i mbajtur zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Se  a e kanë shfrytëzuar drejtën e tyre për të votuar futbollistët e Kosovës, Periskopi ka kontaktuar zyrtarin e përfaqësuesës së Kosovës, Bajram Shala.

Për Periskopi-n, Shala e konfirmoi se asnjë futbollistë nuk ka votuar dhe se janë vetëm të fokusuar për ndeshjen që sonte zhvillohet nga ora 20:45.

Kosova ende është në pritje të fitores së parë në këto kualifikime për botërorin ‘Russia 2018’. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: