Behrami në Superligën e Zvicrës, po shkon te kjo skuadër
Mefushori Kosovar i Kombëtares zvicerane është afër largimit nga klubi anglez Watford.
Mediat zvicerane dhe ato angleze ditëve të fundit kanë raportuar se ylli zviceran është duke konsideruar rikthimin në kampionatin zviceran.
Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti se ka një ofertë serioze nga klubi zviceran Sion.
“Ne kemi filluar bisedimet me Sion, dhe kjo është një çështje serioze”, ka thënë 32-vjeçari për Blick.
Valoni së fundi ishte pjesë e Watfordit, ndërsa më parë ka luajtur edhe për këto klube: Hamburger, Napoli, Fiorentina, Lazio, Ëest Ham, Verona, Genoa dhe Lugano. /Periskopi/



