Valdete Bajram, Thaçit: Kosovën po e minon “Pronto I, II, III, IV, V…”

Valdete Bajram, Thaçit: Kosovën po e minon “Pronto I, II, III, IV, V…”

Pas një videomesazhi përmes së cilës presidenti i vendit Hashim Thaçi, iu drejtua popullit duke folur për zhvillimet në vend, ku mes tjerash përmendi edhe çështjen e Demarkacionit dhe pse kjo e fundit duhet ratifikuar më 1 shtator, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i shefës së GP të Nismas, Valdete Bajrami.

Bajrami ia kujton predientit Thaçi se ajo që po e minon Kosovën, ka të bëjë me përgjimet e fundit të cilave po ju referohen si “Pronto I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII”, pjesë e së cilave siç thekson ajo, është edhe vetë ai.

Madje ajo thotë se mosratifikimi i Demarkacinit me Malin e Zi është fundi i epokës së presidentit Thaçi.

“z. President” Ja kush e po e minon Kosovën. Pronto I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII etj, etj!!! Pjesë e së cilave jeni ju, kryetari i kuvendit e edhe të tjerët nga partia juaj. Prandaj, mos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, do të thotë fundi i epokës suaj dhe rifillimi i një të ardhme të ndritshme për shtetin tonë, për qytetarët tanë e sidomos për territorin e shtetit tonë.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shpërndaje në: