Edhe ky aktor i njohur e kryen obligimin e tij qytetar (Foto)
Zgjedhjet parlamentare po mbahen në gjithë territorin e Kosovës.
E ata që kanë vendosur ta përmbushin obligimin qytetar janë edhe aktorët e këngëtarët.
Sot pasdite në një qendër të votimit në Gjakovë është parë duke votuar edhe aktori e moderatori Besim Dina.
Të gjithë e dinë që Besim Dina është nga Gjakova, prandaj edhe ka votuar në vendlindjen e tij.
Gjatë ditës është raportuar edhe për njerëz të tjerë të famshëm në vend që kanë dalur për të votuar.
Ndërkohë ka mbetur vetëm edhe pak kohë deri tek mbyllja e vendvotimeve./Periskopi/




