Welbeck rikthehet para kohe
Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm shumë të mirë.
Sulmuesi Danny Welbeck pritet të rikthehet rreth periudhës së krishtlindjeve.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga trajneri i londinezëve, Arsene Wenger.
“Lajmi i shkëlqyer është se ai do të kthehet rreth periudhës së Krishtlindjeve”, deklaroi Wenger.
“Ai kishte një fotografim të dytë dhe gjendja e tij është shumë pozitive. Në rast se shërimi nuk do të shkonte mirë, atëherë ai do të mbetej jashtë deri në muajin Prill”. /Periskopi.com



