Cuadrado sërish te Juve
Anësori i Chelseat, Juan Cuadrado është i vendosur për t’u kthyer sërish te Juventus në formë huazimi.
Kolumbiani ishte i huazuar në sezonin e fundit te bardhezinjtë, ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në këtë sezon.
Edhe pse trajneri i Chelseat, Antonio Conte kishte shpresuar ta përfshinte në skuadër futbollistin në fjalë, është ky i fundit ai i cili dëshiron rikthimin në Itali. /Periskopi.com



