Studim i befasishëm, Ronaldo nuk është futbollisti me vlerën më të madhe në botë (Foto)
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është listuar si futbollisti me vlerën më të lartë në botë, pas disa studimeve të reja.
Në një studim të ri nga CIES, 25 vjeçari ka dalë si futbollisti më me vlerë në planet, para Messi dhe dyshes së Tottenhamit, Harry Kane dhe Dele Alli, transmeton Periskopi.
Neymar është i vlerësuar me një vlerë prej 185 milionë funtave, vlerë e bazuar në performancë, statusin ndërkombëtar, kontratë, moshë, pozitën dhe marketingun.

Rritja meteorike e Dele Alli e ka renditur atë në pozitën e dytë me vlerë prej 136 milionë funta, ndërsa menjëherë pas tij gjendet bashkëlojtari Harry Kane me 135 milionë.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është vlerësuar me 133 milionë.
Lojtari më i vjetër që ka hyrë në listë është portugezi Cristiano Ronaldo, i cili renditet i 11-ti me vlerë 99 milionë funta. /Periskopi



