​Shteti i jep shpërblimin prej 100 mijë eurove Majlinda Kelmendit

​Shteti i jep shpërblimin prej 100 mijë eurove Majlinda Kelmendit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ndarë shpërblimin shtetëror kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Kula, për medaljen e parë të artë që i sollën Republikës së Kosovës. Shpërblimi kap vlerën financiare prej 100 mijë eurove.

Ministri Shala ka ndarë mirënjohje për Kelmendin dhe Nora Gjakovën, duke thënë se të dyja kanë vendosur standard në xhudon ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me ju si deri tani, dhe të ndihmojmë aq sa mundemi dhe të mos ndërhyjmë asnjëherë në punë të organizimit. Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës”, tha ai.

Majlinda mori mirënjohje edhe nga nënkryetari i Ulqinit dhe një dhuratë pikturë.

Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida. /KP/

Shpërndaje në: