Coutinho refuzon kalimin te Barcelona
Philipp Coutinho është një nga dëshirat e mëdha të Barcelonës në merkato. Fantazisti është kthyer në një nga lojtarët kryesorë te Liverpuli dhe Brazili, gjë e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e klubit katalanas.
Mësohet se në drejtim të brazilianit është bërë një ofertë konkrete, por që mësohet se vetë lojtari e ka shpërfillur ofertën e një prej klubeve më të mëdhenj të botës për të qëndruar te ekipi i tij aktual.
Coutinho ka deklaruar se nuk do të largohet nga Liverpuli, teksa u shpreh: “Nuk do të shkonte Barcelona. Kam një kontratë me Liverpoolin të cilën dua ta respektoj pasi këtu jam i lumtur.”



