Jam në gjendje të eci në këmbë nga çdo vend i botës vetëm që të luaj për Kosovën

Jam në gjendje të eci në këmbë nga çdo vend i botës vetëm që të luaj për Kosovën

Bota e futbollit kosovar është shokuar me lajmin e ditës së sotme nga Besart Berisha, shkruan Periskopi.

Sulmuesi kryesor i përfaqësuesës së Kosovës, Besart Berisha ka vendosur të largohet përkohësisht nga skuadra.

Berisha nuk ndjehet rahat në urdhërat e trajnerit Albert Bunjakit, ai këtë vendim e ka marrë pas lojës së fundit së përfaqësuesës së Kosovës me Turqinë, në të cilën u mposht me rezultat turpërues 1 me 4.

Sulmuesi Berisha nuk startoi nga minuta e parë, jo pse kishte ndonjë problem muskular apo shëndetësor por e vetëmja arsye ishte se Bunjaki kishte vendosur të fillojë takimin me një mentalitet defanziv.

Në një intervistë ekskluzive për Periskopi, Besart Berisha e konfirmoi largimin e tij nga përfaqësuesja e Kosovës.

Periskopi: Besart, a mund të na konfirmosh se je larguar nga Përfaqësuesja e Kosovës?

Berisha: Po është e vërtetë, se jam larguar nga përfaqësuesja e Kosovës pas ndeshjes së fundit me Turqinë. Unë kam vendosur që sa të jetë trajner Albert Bunjaku nuk do të grumbullohem. I kërkojë shumë falje tifozëve kosovarë që po largohem, por nuk mund të punoj me një trajner që ka mentalitet humbjen, në rast se vije një trajner që gjithmonë fitoren atëherë unë jam i gatshëm gjithmonë për Kosovën”.

Periskopi: Cila ishte aryeja pse ke vendosur të largohesh, a është arsyeja Albert Bunjaki?

Berisha: Po, arsyeja kryesor është Albert Bunjaki. Sepse ai nuk është një trajner që dëshiron fitoren, nuk ka mentalitet të fituesit. Unë udhëtoj nga një vend i largët vetëm për Kosovën dhe të mos aktivizohem është e papranueshme.

Image result for besart berisha\

Besart Berisha është futbollisti i parë në Australi që shënon 100 gola

 

Periskopi: A keni pasur ndonjë problem të më hershëm me Bunjakin?

Berisha: Jo, jo. Nuk kam pasur problem të më hershëm me Bunjakin, i vetëmi problem është që nuk e pranoj humbjen ndërsa Bunjaki me taktikat e tij i pranon, pasi ai pranon të vendos një ekip me mentalitet defanziv.

Trajneri Bunjaki nuk ka ide apo mentalitet të fituesit, ai as në mbrojtje nuk ka ide se si t’i vendos mbrojtësit në pozitat e tyre.

Periskopi: Si po ndihen bashkëlojtarët e përfaqësuesës për këtë vendim dhe si i keni raportet?

Berisha: Normalisht që me bashkëlojtarët e përfaqësuesës së Kosovës unë ndihem shumë mirë, ata janë një grup fantastik, që e dëshirojnë fitoren më shumë se çdokush tjetër.

Image result for besart berisha kosovo

Berisha ka vendosur të largohet nga përfaqësuesja e Kosovës

 

Që nga ardhja ime unë kamë kaluar shumë mirë, ne jemi si një familje e madhe dhe në këtë grup ka shumë futbollistë të talentuar si Milot Rashica, Amir Rrahmani, Alban Pnishi e të gjithë të tjerët.

Periskopi: A jeni të gatshëm të luani përsëri dhe kur do të riktheheni?

Berisha: Unë jam gjithmonë i gatshëm të luaj për vendin tim, unë kamë ardhur nga një vend i largët siç është Australia dhe jam në gjendje të eci në këmbë nga çdo vend i botës vetëm që të luaj për Kosovën.

Unë jam një lojtar që dëshiron të festojë me tifozët pas çdo takimi dhe jo të shikojë tifozët të largohen nga stadiumi në gjysmë e ndeshjes. Kjo më bën të ndihem keq për tifozët.

Image result for besart berisha kosovo vs island

Berisha nuk është i lumtur me Albert Bunjakin

 

Periskopi: Në ndeshjen kundër Turqisë, ishin disa skautë të cilët kishin ardhur ekskluzivisht për ju?

Berisha: Po është e vërtetë, ata kanë kapur ‘kokën’, nuk kanë arritur ta besojnë se si një sulmues si unë nuk po luan për Kosovën, kur dihet se në çfarë formë jam. Ata janë të shokuar se si Bunjaki ka luksin të mos e shfrytëzojë një lojtar si unë.

Berisha foli edhe për ofertat që ka nga skuadrat e ndryshme të europës.

Image result for besart berisha\

Berisha ka pranuar se mund të largohet nga Melbourne Victory

Periskopi: A keni ndonjë ofertë për të luajtur në top 5 ligat europiane?

Berisha: Po, jam në bisedime me disa klube, për mua janë të interesuara disa klube me famë, që kanë mentalitet fitues dhe shumë shpejt do ta bëj të ditur klubin e ri.

Besart Berisha edhe në ndeshjen ndaj Islandës nuk ishte vendosur në pozitën e tij më të mirë, atë të sulmuesit qëndror që dinë të bëjë më së miri.

Periskopi: Edhe ndaj Islandës keni pasur detyra defanzive?

Berisha: Ne ndaj Islandës dhe Turqisë (loja e parë në Turqi) kemi pasur shanse për të pasur rezultate më të mirë, pasi kemi zhvilluar dy super ndeshje por Bunjaki është një trajner që nuk rrezikon. Për mua nuk ka rëndësi nëse pranojm tre apo katër gola me rëndësi fitorja ndërsa për Bunjakin më mirë është të mbrohemi dhe këtë nuk e pranojë.

Sulmuesi 31 vjeçar nga Prishtinë në këtë sezon që shkoi për skuadrën australiane Melbourne Victory, shënoi 21 gola në 30 ndeshje, duke e fituar këpucën e artë.

Ndërsa për Kosovën është paraqitur vetëm në një ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: