Pas humbjes së Kosovës 5:0 nga Norvegjia, flet selektori Prekazi
“Në pjesën e parë i morëm dy gola prej ndërprerjeve me lojën në ajër. Norvegjezët kanë lojtarë shtatlartë dhe e shfrytëzuan këtë. Mendoj se deri kur e kemi marrë kartonin e kuq kemi luajtur jashtëzakonisht mirë. Por, ky rezultat nuk të lë të flasësh më tepër”, tha Prekazi pas ndeshjes.
“Djemtë janë angazhuar shumë. Kemi pasur shumë raste edhe ta barazojmë rezultatin e edhe ta përmbysim epërsinë e vendasve, mirëpo në momentin kur kemi mbetur me një lojtar më pak në fushë, atëherë ka ardhur në shprehje përgatitja fizike dhe na kanë mposhtur”, shtoi ai.



