Manjolla Nalbanin nuk e keni parë kurrë kështu, “kapet mat” në Turqi (Foto)

Manjolla Nalbanin nuk e keni parë kurrë kështu, “kapet mat” në Turqi (Foto)

Ndodh që i fshihesh paparacit në Shqipëri, por ama ndodh që ai mund të të ndjekë deri në Turqi. Rasti i këngëtares së mirënjohur Manjola Nallbani është pikërisht kështu.

Ajo kurrë nuk ka dashur të pozojë me rroba banje, i është fshehur gjithmonë pushimeve publike, ku mund të jetë pre e ndonjë fotografi që vjen vërdallë plazheve. Ka ditur ta ruajë mirë veten në këtë aspekt.

Por, ja që ne të “Bluetooth” e kemi ndjekur atje ku asaj nuk mund t’ia priste mendja. Ka kaluar pushimet si mjaft shqiptarë në plazhet dhe një prej resorteve të mrekullueshme të Belek, në Turqi.

Ka qenë si gjithmonë e shoqëruar me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj, të cilët në momentin që Manjola ka rënë pre e aparatit fotografik kanë qenë në pishinë. E hutuar dhe e përqendruar tek familja e saj, Manjola nuk e ka vënë aspak re se diku pak metra larg saj do të bëheshin ca shkrepje që do të na sillnin një Manjola Nallbani me rroba plazhi. Më tej, fotot flasin vetë. Trupin e saj që do ta kishin zili edhe vajzat e reja.

 

Shpërndaje në: