Ylli i Interit kërkon transferimin tek gjiganti anglez (Foto)
Anësori i Interit, Ivan Perisic i ka thënë gjigantëve të Serie A se dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë kësaj vere, pasi ka pranuar pagën prej 100.000 në javë.
United veçse kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin Victor Lindelof dhe janë dakorduar me kushtet personale me Perisic, sipas mediumit italian, Corriere dello Sport, transmeton Periskopi.

Perisic do të dyfishonte pagën e tij në 100.000 funta nëse do të kompletonte transferimin në Old Trafford.
Klubi i Spalletit janë duke kërkuar rreth 53 milionë funta për kroatin. /Periskopi



