Kjo është klauzola e majme për transferimin e Griezmann
Francezi Antoine Griezman është afër nënshkrimit të një kontrate të re pesë vjeçare me klubin e Atletico Madridit.
Kjo do të bënte që klauzola e shitjes së tij të mbetet 100 milionë euro, sipas presidentit të klubit spanjoll, transmeton Periskopi.
26 vjeçari ishte shumë afër kalimit tek Manchester United, por pas humbjes të së drejtës për tranferime të reja nga Atletico Madridi ai vendosi të qëndrojë në Spanjë. /Periskopi



